07 Maj 2024

Zhvillohet operacioni policor “Aspirini”

Prishtinë, 3 janar - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në këtë rast Njësiti për hetimin e krimeve ekonomike në Prizren, ka zhvilluar një operacion policor të koduar me emrin“Aspirini”.

Ky operacion policor është zhvilluar pasi që ka ekzistuar dyshimi i bazuar se në disa barnatore në qytetin e Rahovecit janë duke u kryer veprat penale ‘tregti e ndaluar’, ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’, ‘kontrabandimi i mallrave’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.

Hetuesit policorë të këtij njësiti, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës, pas hetimeve disamujore, me 28.1.2014 ka filluar së zbatuari planin operativ “Aspirini” e që ka pasur të bëjë me kontrollimin e barnatoreve të cilat operojnë pa licenca, pa staf adekuat si dhe parregullsitë e shumta përcjellëse.

Si pasojë e kontrollit tri (3) barnatore janë mbyllur nga inspektorët e AKPM-së (Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale) për shkak të mungesës së licencave nga Ministria e Shëndetësisë dhe e tërë veprimtaria e tyre ka qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Një pjesë e medikamenteve janë të kontrabanduara (pa banderola) dhe një pjesë e tyre kishte banderola të Republikës së Serbisë.

Vlera e medikamenteve të sekuestruara kap shumën rreth 14.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)