02 Maj 2024

Zero vdekje maternale në vitin 2013, bie vdekshmëria e foshnjave dhe nënave

Prishtinë, 20 maj  -  Gjatë vitit 2013, vdekshmëria maternale në Kosovë ka qenë zero, që do të thotë se nuk është raportuar asnjë rast i vdekjeve maternale (vdekje e nënave gjatë lindjes dhe deri në dyzet ditë pas lindjes),  ndërsa vdekshmëria perinatale ka shënuar rënie për 2.2 promila, krahasuar me vitin 2012 (nga 17.34 promila në 15.14 promila), derisa vdekshmëria fetale, ka shënuar rënie prej 0.7 promila në krahasim me vitin paraprak, apo prej 9.81 në 9.13 promila

 Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në partneritet me agjencionet e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë: UNFPA-UNICEF –OBSH, dhe përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut, sot në Prishtinë u bë prezantimi i Raportit të gjendjes perinatale në Kosovë për vitin 2013.

 Rezultatet e këtij projekti treguan se gjatë vitit 2013, vdekshmëria maternale në Kosovë ka qenë zero, që do të thotë se nuk është raportuar asnjë rast i vdekjeve maternale (vdekje e nënave gjatë lindjes dhe deri në dyzet ditë pas lindjes),  ndërsa vdekshmëria perinatale e nënave dhe fëmijëve ka shënuar rënie për 2.2 promila, krahasuar me vitin 2012 (nga 17.34 promila në 15.14 promila), derisa vdekshmëria fetale, kë shënuar rënie prej 0.7 promila në krahasim me vitin paraprak, apo prej 9.81 në 9.13 promila.

 Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se këoa rezultatet pozitive në këta indikatorë tregojnë se Ministria e Shëndetësisë e ka prioritet shëndetin e nënës dhe fëmijës  në kuadër të reformës me qëllim të arritjes së synimeve dhe zotimeve për shëndetin më të mirë të nënave dhe fëmijëve.

“Zero vdekje maternale gjatë vitit 2013 është një e arritur e jashtëzakonshme, ndërsa reforma shëndetësore që e kemi filluar do ta ketë në qendër të vëmendjes shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Me formimin e Shërbimit Profesional të linjës do të ndikohet në përmirësimin e mëtejmë të indikatorëve në këtë fushë”, tha Ministri Agani, duke theksuar se sfidë mbetet koordinimi i shërbimeve midis niveleve të kujdesit shëndetësor dhe ngritja e mëtejme e kualitetit të shërbimeve.

Zonja Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se  shkalla e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave është refleksion i shërbimeve shëndetësore të çdo shteti, ndërsa theksoi se në nivel global shumë fëmijë dhe nëna vdesin si pasojë e shkaqeve të ndryshme që lidhen me mungesën adekuate të kujdesit gjatë shtatzënisë, vizitat jo të rregullta mjekësore, kujdesit jo adekuat gjatë lindjes dhe pas lindjes, etj.

 

Zonja Gad tha se Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të jetë e përkushtuar edhe më tej që të ndihmojë MSh-në dhe institucionet shëndetësore në zvogëlimin e mëtejmë të vdekshmërisë perinatale, duke iu përmbajtur zotimit global me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të praktikave më të mira në kujdesin shëndetësor ndaj nënës dhe fëmijës.

 


Dr. Visare Mujko Nimani nga Zyra e UNFPA-së në Kosovë, tha se rezultati zero vdekje materiale gjatë vitit 2013 është një rezultat shumë i mirë, që do të raportohet edhe në Zyrën Regjionale të UNFPA-së dhe ky agjencion do të vazhdojë ta mbështes shëndetësinë kosovare në përmirësimin e indikatorëvë që lidhen me shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Në prezantimin e raportit që u bë nga Dr. Merita Vuthaj, shefe e Divizionit për Shëndetin e Nënës dhe fëmijës, dhe ku pati diskutime të shumta nga profesionistët e fushës, u bë e ditur gjithashtu se numri i lindjeve në Kosovë në vitin 2013 ishte i përafërt me vitin 2012, derisa u theksuar se ngritja ka shënuar numri i lindjeve me prerje cezariane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)