28 Prill 2024

Zbulohet një pajisje e re për të sëmurët me zemër

Londër, 14 korrik - Temperaturat e larta janë të rrezikshme për njerëzit e sëmurë nga zemra.

Mjekët në Britani  thonë se një pajisje e re e zbuluar kohët e fundit, mund t’i ndihmojë njerëzit që rrezikohen nga insufiçenca kardiake të shmangin shtrimin në spital.

Teknologjia e re, që bën të mundur monitorimin e gjendjes shëndetosore të njerëzve, mund të jetë shumë e dobishme në ditët e nxehta.

Mjekët e vendosin mikroçipin që monitoron gjendjen e pacientit në arterien e tij, pikërisht midis zemrës dhe mushkërive.

Një herë në ditë pacienti qëndron mbi një skaner, që i dërgon të dhënat e tij në spital. Në se vërejnë shenja të përkeqësimit të gjendjes, mjekët i rrisin dozën e ilaçeve pacientit.

Spitali Royal Brompton i Londrës që po praktikon këtë metodë të re, ja dërgon të dhënat e para të provave Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, me shpresën që teknologjia e re të përmirësojë shëndetin e pacienëve dhe të kursejë paratë e shpenzuara për shtrimin në spital.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)