06 Maj 2024

Vlerësohet lartë bashkëpunimi shëndetësor Kosovë-Turqi

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songül Ozan dhe drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë z. Öner Güner.

Në takim u bisedua për Marrëveshjen e bashkëpunimit që kanë ministrit e shëndetësisë së dy vendeve, si rezultat i së cilës është edhe Java e dytë e shëndetësisë Kosovë –Turqi.

Ministri Agani tha se është kënaqësi të ndjesh rezultatet e marrëveshjes, sidomos kur bashkëpunimi bëhet në këtë nivel kapacitetesh, marrë parasysh edhe gatishmërinë për të kontribuar në shëndetin e popullatës kosovare dhe humanizmin e mjekëve nga Turqia.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve vetëm se sa do të forcohet, si në trajtimin e pacientëve, ashtu edhe në trajnimin e profesionistëve shëndetësor, në mënyrë që Kosova të ketë kuadro të nivelit të lartë profesional shëndetësor.

Përndryshe, ekspertët shëndetësorë nga Turqia bashkë me ekspertët kosovar do të kryejnë procedura të ndryshme diagnostiko dhe terapeutike në lëmit: Kardiokirurgji, Kardiologji invazive, Gjinekologji, Kirurgji plastike, ORL, Gastroenterologji, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e djegieve në kuadër të Javës së dytë shëndetësore Kosovë-Turqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)