Viti, filloj zbatimi i projektit Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur


Viti, 25 nëntor - Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me Drejtoratet për Arsim, Shëndetësi dhe Kulturë, sot filloj implementimi i projektit Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur në Institucionet parashkollore dhe fillore të Komunës së Vitisë. Manifestimi qëndror u mbajt në Institucionin Parashkollor publik Gëzimi Ynë në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti theksoi se mbi të gjitha është shëndeti i fëmijëve. Shëndeti i fëmijëve tanë është shumë i rëndësishëm dhe në këtë bënë pjesë edhe shëndeti oral, andaj ky projekti që po implementohet sot dhe që do të vazhdoj edhe më tutje është shumë i rëndësishëm në ngritjen e vedijës tek brezat e tanishme dhe të ardhshme që do të vijnë u shpreh Haliti.
Ai duke folur për institucionet parashkollore theksoi se Komuna e Vitisë do ti shikon mundësitë që të bëhet rivitalizimi në çerdhen e qytetit. Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoreshë e Çerdhes Gëzimi Ynë në Viti falënderoj institucionet komunale por edhe ato qendrore që kontribuon në organizimin e këtij aktiviteti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.
Projekti Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur është i vetmi projekt në fushën e promovimit të shëndetit oral i cili implementohet në Institucionet parashkollore dhe fillore në Kosovë, ndërsa monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit Shkollat Promovuese të Shëndetit nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Projekti është i fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes shfaqjeve, poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave dhe është forma më e mirë për promovimin e shëndetit të dhëmbëve te fëmijët dhe nxënësit, përkatësisht te gjeneratat e reja.