02 Maj 2024

Virusi H7N9 më vdekjeprurës sesa H5N1

Pekin, 24 qershor - Më se një e treta e pacientëve të infektuar me formën e re të gripit të shpezëve kanë vdekur pasi janë hospitalizuar gjatë këtij viti, tregon një hulumtim i ri i shkencëtarëve kinez i publikuar të hënën.

Prej se gripi i ri i shpezëve H7N9 shpërtheu në Kinë, në fund të muajit mars, kjo formë e re e grupit ka infektuar më shumë se 130 njerëz, ndërsa ka shkaktuar vdekjen e 37 pacientëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka përshkruar H7N9 si “një prej virusëve më vdekjeprurës” që ajo ka evidentuar, dhe del se po përhapet më shpejt se virusi H5N1, që kërcënonte të shkaktonte një epidemi globale.

Pasi kanë bërë disa korrigjime në të dhënat, shkencëtarët kinez kanë vlerësuar se shkalla e përgjithshme e fatalitetit është 36 për qind.

Shpërthimi i këtij virusi është ndalur pasi Kina mbylli shumicën e tregjeve të saj të shpezëve – vlerësojnë shkencëtarët, pasi dyshojnë se virusi infektonte njerëzit për shkak të ekspozimit ndaj shpezëve të gjalla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)