04 Maj 2024

Virusi “Ebola” merr përmasa të mëdha

Sierra Leone, 24 qershor - Virusi vdekjeprurës “Ebola” në Afrikën Perëndimore po merr përmasa të mëdha, bëjnë të ditur punonjësit e ndihmave në terren.

“Epidemia është jashtë kontrollit”, ka dhënë alarmin Bart Janssens, drejtor i operacioneve të organizatës “Mjekët Pa Kufi”.

Që nga fillimi i epidemisë në muajin Mars janë regjistruar 567 persona të prekur, ndërsa 350 prej tyre kanë humbur jetën, shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi ka shpërthyer në 60 zona të ndryshme në Guine, Sierra Leone dhe Liberi. Në kryeqytetin e Guinesë banojnë rreth 2 milionë persona, atje gjendet edhe një aeroport ndërkombëtarë.

“Mjekë pa kufi” është organizate e vetme e cila po ndihmon në trajtimin e personave të prekur nga ky virus. Në zonat e prekura gjenden rreth 300 anëtarë të kësaj organizate.

“Ebola” është një prej viruseve më vdekjeprurëse në botë, duke shkaktuar ethe hemorragjike, të cilat i marrin jetën 90% të personave të prekur.

Virusi përhapet në gjak, mbyll sistemin imunitar, duke shkaktuar temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve , shoqëruar shpesh edhe me gjakderdhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)