29 Prill 2024

Viktima e parë nga gripi derrave në Kosovë

Prishtinë, 4 mars - Sot, në ora 7:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Infektive,  ka vdekur pacientja G.R (1957),  e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga gripi H1N1, e njohur si gripi i derrave,  viktima ishte nga fshati Brod i Dragashit.
 
QKUK bën të ditur se pacientja në fjalë, ishte shtrirë në Klinikën Infektive me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkëri, përderisa më pas ishte dokumentuar prania e virusit H1N1.

 Ajo ishte intubuar dhe vendosur në respirator, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë të QKUK-së, nuk arriti të mbijetonte.

 Nga data 27 shkurt  2014,  deri më sot,  nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 30 mostra kanë rezultuar pozitive,  prej tyre 20 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A.

 Në Klinikën Infektive momentalisht janë  të  shtrirë  11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu. 

Po ashtu, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave për 8 pacientë që aktualisht janë të shtrirë dhe janë të dyshuar.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)