29 Prill 2024

Viets e interesuar për reformën shëndetësore në Kosovë

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe Ambasadorja Viets biseduan për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Në këtë takim, Ambasadorja Viets është interesuar për reformën shëndetësore në Kosovë, në  veçanti për sigurimet shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka thënë se Ministria po bën përgatitjet teknike për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurime shëndetësore, që më pastaj të fillohet me ofrimin e shërbimeve nga skema e sigurimeve publike.

“Është një proces mjaft sfidues, të cilit jemi duke ju qasur me shumë kujdes dhe për të cilin po analizojmë edhe përvojat e të tjerëve”, tha Ministri Rrahmani.

Në këtë takim është diskutuar edhe ideja apo mundësia e punësimeve të profesionistëve mjekësorë kosovarë në Gjermani për profilet mjekësore të cilat mund të punësohen atje me kohë të kufizuar, për çka Ambasadorja tha se do ta përcjell këtë interesim tek autoritetet, ndërkohë që u theksua, se ka fusha të ndryshme në shëndetësi ku mund të bashkëpunohet midis dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)