02 Maj 2024

Vetëvendosje: Ministër jeni vonuar shitni Xhipat

Prishtinë, 24 qershor - Lëvizja Vetëvendosje sot ka realizuar një aksion protestues me moton “Ministër jeni vonuar shitni Xhipat”, që thuhet se ka për qëllim demaskimin dhe ndërgjegjësimin e pushtetit dhe ministrit të Shëndetësisë i cili me një profesion fisnik e human nuk ka arritur ta shëroj shëndetësinë, por është kujdesur ta mbaj të sëmur dhe në koma.

Ky aksion u realizua të hënën gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani në Kuvendin Komunal të Malishevës, ku në veturën zyrtare i është shkruar “Kujdes rriqrat”.

Sipas VV-së, ky pushtet në vazhdimësi ka injoruar gjendjen e qytetarëve të Malishevës dhe komunave për rreth, lidhur me problemin e etheve hemorragjike që vetëm këtë vit mori jetën e 5 qytetarëve të Kosovës.

“Ethet hemorragjike vazhdojnë të jenë një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët në mëse 35% të territorit të Kosovës, zonë kjo që njihet si endemike."

"Kjo sëmundje shumë e rrezikshme me një shkallë të vdekshmërisë shumë të lartë, vazhdon të jetë një nga sfidat më tragjike në këto zona, sidomos në territorin e komunës së Malishevës dhe Rahovecit. Ne këto zona, rriqrat vitet e fundit janë shtuar me një masë të madhe, e si rrjedhojë edhe rreziku për pickime me pasojë sëmundjen dhe rrezikun me vdekje. Gjithashtu numri i të pickuarve dhe rasteve të konfirmuara nuk ka pësuar rënie, përkundrazi kemi rritje të numrit të pickimeve dhe rasteve me përfundim fatal”, thuhet në kumtesë.

Sipas VV-së vetëm në vitin 2013 deri në këtë moment janë të regjistruara rreth 2700 raste të pickimeve nga rriqrat, me 14 raste të konfirmuara me ethe hemorragjike, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona dhe të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Të gjitha këto nuk ua kanë prishur qetësinë qeveritarëve të papërgjegjshëm që shëtisin me ‘xhipa’, duke injoruar problemin e qytetarëve të Malishevës dhe komunave për rreth. Sikur viteve tjera, vetëm me paraqitjen e rasteve fatale vërehet për disa dite apo jave një gjoja mobilizim formal nga ana e qeverise, për tu harruar fare si problem, me largimin e sezonit të rriqrave."

"Sipas informatave të fundit në kliniken infektive në QKUK nuk ka më doza të ribavirines si mjeti i vetëm kundër këtij virusi fatal. Gjithashtu mungojnë edhe mjetet tjera me elementare për tu përballur me këta të sëmurë duke rrezikuar edhe personelin shëndetësor që po merret me këto raste. Ky është skandal dhe ministri dhe kryeministri duhet të largohen për korrupsion dhe keqmenaxhim”, thekson kjo lëvizje.

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Malishevë vitin e kaluar përmes planit 5 pikësh kishte kërkuar që me urgjencë të trajtohet ky problem. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)