05 Maj 2024

Vendet afrikane izolojnë kontaktet me Afrikën Perëndimore shkaku i Eboles

Senegal, 22 gusht - Afrika e Jugut, pasi ka mbyllur kufirin për qytetarët nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, deklaron ndalimin e hyrjes në vend të personave nga vendet e Afrikës Perëndimore, të prekura nga virusi Ebola.

Ndërkohë mësohet se të gjitha fluturimet jo të domosdoshme drejt vendeve të prekura nga virusi, janë ndaluar.

Senegali gjithashtu ka ndaluar fluturimet drejt vendeve të prekura, si dhe ka mbyllur kufirin me Guinenë.

Kameruni dhe Bregu i Fildishtë, pavarësisht garancive të OBSH-së kanë ndaluar më herët fluturimet drejt vendeve të Afrikës Perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)