09 Maj 2024

Vdes viktima e tretë e infektuar nga gripi i derrit

Prishtinë, 14 mars - Mbrëmë, në ora 21:20, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pacientja GJ.D (1979) nga Vushtrria, e cila është viktima e tretë për këtë vit, e verifikuara me prani të virusit H1N1, i njohur si gripi i derrit.

Ajo ishte shtrirë për mjekim në kuadër të kësaj klinike me datën 05 mars me gjendje të vështirësuar shëndetësore.

Nga 232 mostrat e dërguara për verifikim në laboratorët e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, rezulton se deri tani 99 prej tyre janë pozitive, 43 me H1N1 dhe 45 me influencë të rëndomtë.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë edhe 7 pacientë që po trajtohen, 5 të verfikuar me influencën e gripit, përderisa për 2 të tjerë janë duke u pritur rezultatet e mostrave nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

Tre nga pacientët vazhdojnë të kenë gjendje të rënduar shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)