09 Maj 2024

Vdes pacienti i katërt nga gripi i derrave

Prishtinë, 20 mars - Mbrëmë në orën 19:00, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është regjistruar viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave. Viktima M.K (1951) është  nga fshati  Shlivovë i Gjilanit. 

Ajo në klinikë ishte transferuar një ditë më herët nga Spitali Rajonal i Gjilanit, në ditën e 8-të të sëmundjes.
 
Pacientja vuante edhe nga sëmundjet e zemrës, kurse pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, ekipi kujdestar ishte detyruar ta fuste në respirator, por përkundër kujdesit maksimal të stafit shëndetësor, nuk arriti të mbijetonte.

Në laboratorët e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1, 4 nga pacientët ende po mjekon në Klinikën Infektive, ndërsa për 3 raste të tjera janë në pritje rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)