06 Maj 2024

Vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës

Prishtinë, 14 maj - Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia vizitoi shkollën “Pjetër Bogdani” me qëllim që të njihet nga afër me ecurinë e vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së Prishtinës për nxënësit e klasave të I – ra, V – ta dhe të IX – ta.

Gjatë këtij viti është paraparë një model edhe më i avancuar me një spektër më të gjerë të këtyre vizitave, ndërsa të gjitha rezultatet do të mblidhen në mënyrë digjitale.

Me këtë rast, drejtori Arben Vitia tha se këtë vit do të vizitohen mbi 10 mijë nxënës.

“Këto vizita janë shumë të rëndësishme pasi që në këtë mënyrë përveç se po bëhet vlerësimi i gjendjes, detektimi i patologjive potenciale dhe ndërhyrja në kohë, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit është duke u bërë edhe një fushatë për edukimin dhe promovimin e shëndetit në kuadër të parandalimit të  sëmundjeve potenciale”, tha Vitia. Njëkohësisht, ai falënderoi edhe stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për, siç u shpreh, punën e jashtëzakonshme që janë duke e bërë ekipet e kësaj qendre.


Vizitat sistematike shëndetësore rifilluan pas 15 viteve si pjesë e programit qeverisës të kryetarit Shpend Ahmeti dhe do të realizohen çdo vit shkollor.


Gjatë vitit të kaluar nga këto vizita sistematike doli se shëndeti i nxënësve është deri diku i kënaqshëm, edhe pse ishin evidentuar patologji dhe anomali që është dashur të intervenohet menjëherë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)