03 Maj 2024

Vazhdojnë vizitat mjekësore për nxënësit e klasës së parë dhe të pestë

Prishtinë, 16 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, vizituan sot shkollën “Hilmi Rakovica” në lagje Kodra e Trimave.

Personeli mjekësor gjatë ditës së sotme po kryente kontrollin i cili do të jetë sistematik tash e tutje dhe me kalendar tw caktuar, për nxënësit e klasave të parë dhe të pestë. 

Sipas planit të veprimit të hartuar në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pritet që kontrollimi i të gjithë fëmijëve në klasat e para dhe të pesta, në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës, të zgjatë dy deri në tri javë.

Në shkollat e Komunës së  Prishtinës, prej 4 vitesh nuk janë organizuar vizita mjekësore, përderisa asnjëherë pas luftës nuk ka ndodhur asnjëherë një vizitë si kjo, ku brenda muajit të kontrollohen të gjithë nxënësit e klasës së parë dhe të pestë, në të gjitha shkollat e Komunës.

Qëllimi i këtyre vizitave sistematike është pjesë e zbatimit të masave preventive shëndetësore. Këto vizita kanë për qëllim zbulimin e hershëm të anomalive, deformimeve dhe sëmundjeve që janë specifike për moshën.

Ky lloj i kontrollit mjekësor do tw monitorojw rritjen dhe zhvillimin normal të nxënësve. Trajtimi dhe korrigjimi i hershëm i këtyre ndryshimeve mundëson që të intervenohet me kohë dhe që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe pa pasoja.

Nëse evidentohet ndonjë sëmundje, menjëherë do të intervenohet duke lajmëruar mësimdhënësit dhe prindërit dhe natyrisht Komuna e Prishtinës bashkë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të bëj maksimumin për trajtim të mëtutjeshëm.

Në aspektin monetar, kostoja e këtij projekti është e papërfillshme.

Falënderojmë, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për bashkëpunimin në këtë projekt shumë të rëndësishëm. Veçanërisht, 15 ekipet e personelit shëndetësor, me mbi 100 veta të angazhuar nën udhëheqjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilët me punën, angazhimin dhe profesionalizmin e tyre kanë filluar përgatitjet qysh para një muaji dhe janë duke e zbatuar me shumë profesionalizëm këtë kontroll.

--

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)