28 Prill 2024

UNMIK dorëzon donacion në vlerë prej 200.000 euro për QKUK

Prishtinë, 16 dhjetor -  Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar një donacion në vlerë prej 200.000 euro nga UNMIK.

Në donacion përfshihen 26 paisje të ndryshme mjekësore, duke përfshirë paisje laboratorike, endoskopike, radiologjike dhe të tjera.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morri pjesë  Znj. Jennifer Brush, zëvendës- përfaqësuese e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. 

Me këtë rast,  Znj. Brush, tha se ndjejnë kënaqësi që kanë mundësi të mbështesin dhe japin kontribut për shëndetësinë e Kosovës. Ajo tha se ka vërejtur progres të madh në Kosovë që nga koha kur ishte herën e fundit në Kosovë.

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i SHSKUK-së, falënderoi Znj Brush dhe UNMIK për donacionin e dhënë, duke shtuar se këto paisje janë të nevojshme për klinikat e QKUK-së. 

“Këto aparatura do të mundësojnë stafit mjekësorë të jetë më efektiv dhe të kenë më të lehtë punën me pacientët”, përfundoi Dr. Gjocaj.

Në emër të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, donatorët i falënderoi,  Dr. Izet Sadiku, i deleguar i Ministrit Imet Rrahmani. 

Ai tha se donacionet e tilla janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë në shtimin e kualitetit të punës dhe lehtësimit të trajtimit për pacientët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)