29 Prill 2024

UNMIK dhuron pjesën e dytë të donacionit për QKUK

Prishtinë, 25 qershor - Zyrtarë të Klinikës Mjekësore të  UNMIK-ut,  kanë dorëzuar pjesën e dytë të donacionit për QKUK, në të cilën përfshihen material mjekësor për laborator dhe  paisje mjekësore për klinikat QKUK-së.  

Pranimin e  donacionit e ka bërë komisioni i formuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj,  përderisa paisjet do të futen në punë për nevoja të pacientëve që trajtohen në QKUK dhe në njësitë tjera përbërëse të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

SHSKUK falënderon zyrtarët e Klinikës Mjekësore të UNMIK-ut që zgjodhën SHSKUK-në për të dhuruar këtë donacion, përderisa fton edhe donatorët e tjerë që përmes zyrës për koordinim të donacioneve të përkrahin me donacione  QKUK-në.

Në muajin dhjetor, UNMIK kishte dorëzuar pjesën e parë të donacionit në paisje, në vlerë prej 200.000 eurove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)