04 Maj 2024

UNFPA ndihmon me donacion Klinikën e Gjinekologjisë

Prishtinë, 20 qershor - Sot në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bë ceremonia e pranim-dorëzimit të pjesës së dytë të donacionit të  Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Prishtinë, që kësaj klinike i dhuroi instrumente bazike për sallat e lindjes si dhe një aspirator për Klinikën e Neonatologjisë.

Kontigjenti  i pajisjeve përmban instrumente bazike për sallat e lindjes si: gërshërë të formave dhe madhësive të ndryshme, forcepsa të formave dhe madhësive të ndryshme, retractorë vaginal, spekulume të madhësive të ndryshme, enë për sterilizim, aspiratorë dhe lidhëse të kërthizave.

Qëllimi i donacionit është sigurimi i instrumenteve bazike që mungojnë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nënat dhe foshnjat e porsalindura në Kosovë.

Donacioni realizohet në  kuadër të projektit të përbashkët të UNFPA, UNICEF dhe OBSH dhe implementohet në bashkëpunim të ngushtë më Ministrinë e Shëndetësisë, financuar nga Qeveria e Luksemburgut përmes programit “Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)