15 Maj 2024

Truqia jep donacion rreth 2 milion euro për Kujdesin Qendror Intensiv

Prishtinë, 15 tetor - Zëvendësministri i  Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.  Kadir Hyseini priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.

Në takim u diskutua për marrëveshjet e bashkëpunimit të cilat janë realizuar deri më tani, me ç’rast zv.ministri Hyseini shprehu falënderimet e tij për Republikën e Turqisë, për ndihmën që ka dhënë për shtetin e Kosovës, e në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të shëndetësisë kosovare.

Theks të veçantë në takim iu dha Kujdesit Qendror Intensiv, ku së shpejti pritet të mbështet me një projekt-donacion rreth dy milion eurosh nga Turqia, këtë lajm zv.ministrit Hyseini i ka bërë të ditur ambasadorja turke në Prishtinë, znj. Kiliq.

Ambasadorja znj. Kiliq tha se interesi i Turqisë është që bashkëpunimi i deritanishëm me Kosovën të rritet dhe të zgjerohet, si në mbështetjen me aparatura, me staf profesional por edhe me trajnime të nevojshme për punëtorët shëndetësor kosovar, aty ku shihet se ka nevojë.

Në kuadër të trajnimeve të punëtorëve shëndetësorë të shërbimeve emergjente të QKUK-së, që janë mbështetur nga Turqia, pritet që shumë shpejt si vazhdim i këtij trajnim-projekti të udhëtoj edhe grupi i dytë i këtij shërbimi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)