03 Maj 2024

Tolaj dënohet me 18 muaj burg, Bukoshi shpallet i pafajshëm

Prishtinë, 18 qershor - Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë orëve të mëngjesit ka marrë vendim që të dënoi Ilir Tolaj me 18 muaj burg përderisa zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi është shpallur i pafajshëm.   

Kurse ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nuk u gjet fajtor në asnjë pikë të aktakuzës, duke u shpallur i pafajshëm. Gjykata nuk arriti të vërtetojë se ata kishin gisht në dërgimin e inspektorëve tek “Jona Med”, ose se u zhvillua fushatë kundër kësaj kompanie.  

Ilir Tolaj u shpall fajtor për veprën penale të nxitjes së falsifikimit të dokumenteve zyrtare në bashkëkryerje dhe për shmangie të tatimit. Ai u lirua nga akuzat e tjera. Tolaj u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 18 muajsh dhe gjobë prej 1000 euro.

Atij i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik për 3 vjet. Arresti shtëpiak i Ilir Tolajt ka përfunduar ndërsa pritet nxjerrja e një vendimi të ri.  

Arbenita Pajaziti u shpallur fajtore për dy pika të aktakuzës për falsifikimin e dokumenteve, njërën prej tyre në bashkëkryerje. Pajaziti u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 8 muajsh me kusht për një periudhë prej 2 vjet. Asaj i ndalohet ushtrimi i funksioneve në në administratën publike apo shërbimin publik për 2 vjet.

Hajrullah Fejza u shpall fajtor për dy pika të aktakuzës për marrje të mitos ndërsa është liruar nga pikat e tjera të akuzës. Fejza ka marrë një dënim të përgjithshëm me burgim prej 8 muajsh. Të pandehurit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik për 3 vjet.

Bujar Bukoshi, Ismet Hyseni, Zenel Kuqi dhe Bekim Fusha janë liruar nga të gjitha akuzat.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)