01 Maj 2024

Themelohet Sistemi i komunikimit të shërbimeve emergjente

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani nënshkroi sot Marrëveshje për të mbështetur themelimin e Sistemit të Komunikimit të Shërbimeve Emergjente Mjekësore në Prishtinë / Kosovë, me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), i përfaqësuar nga Jorge Baca, shef i Misioni në Kosovë dhe me Programin Mjekësor Ndërkombëtar (IMP), të përfaqësuar nga Ake Bjorn, shef i Programit Ndërkombëtar Medical Qendra për mësimdhënie dhe studime mjekësore në situate katastrofe  të Këshilli të Qarkut në Östergötland.

Kjo marrëveshje është e bazuar në programin e IOM-it \"Programi Mjekësor Suedez në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë (SMP)\", financuar nga viti 2009 nga Këshilli i Qarkut në Östergötland, Suedi.

Trajnimet esenciale janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe katërmbëdhjetë vjeçare, por fusha të caktuara kanë nevojë për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë, siç është përkujdesi emergjent mjekësor, kirurgjia rekonstruktive me plastikë, kirurgjia e shuplakës së dorës, kujdesi për pacientët me djegie.

Prandaj, objektivi i përgjithshëm i aktiviteteve është për të krijuar sistem të integruar të komunikimit të Shërbimeve Emergjente Mjekësore (SHEM) në Prishtinë, Kosovë në mënyrë që shërbimet mjekësore të jenë të pajisura dhe stafi të jetë i trajnuar në teoritë moderne të teknikave në fushën e komunikimit në SHEM.

Objektivi specifik i aktiviteteve është të mbështesë krijimin e një sistemi të komandës, kontrollit dhe komunikimit të qëndrueshëm të emergjencës mjekësore që do të kontribuojë në përmirësimin e përgjigjes emergjente dhe kujdesit mjekësor për pacientët në Prishtinë.

Aktivitetet do të zbatohet përmes vizitave të ekipeve mjekësore dhe teknike nga  Suedia (tash e tutje vizita SMTT). Afatet e sakta të vizitave do të dakordohen ndërmjet palëve të nënshkruara.

Kostot totale për aktivitete dhe themelimin e sistemit të integruar të komunikimit të SHEM në Prishtinë, Kosovë vlerësohet në 150,000 euro. Kontributi nga MSh do të jetë 50.000 euro, që përbën 33% të kostos së vlerësuar për projektin. Pjesa e shpenzimeve që nuk mbulohen nga MSH do të mbulohen nga IMP

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)