08 Maj 2024

Test i ri për të zbuluar kancerin në mushkëri

Paris, 4 nëntor - Rreziku nga kanceri i mushkërisë mund të zbulohet edhe përmes një testi të thjeshtë gjaku.

Kjo është metoda që kanë zhvilluar mjekët e Spitalit Universitar të Nisës në Francë.

Sipas revistës shkencore PLOS, shkencëtarët francezë e kanë eksperimentuar deri më tani këtë metodë, tek 245 vullnetarë, të cilët nuk kanë vuajtur më parë nga kanceri. Rezultatet ishin të kënaqshme.

Mjekët arrijnë të dallojnë përmes saj, format e para të kancerit në mushkëri, duke evidentuar qelizat kanceroze që qarkullojnë në gjak.

Nëse sëmundja dallohet në faza të hershme, shanset për t’a mposhtur janë shumë herë më të larta.

E veçanta e testit është se mund të dallojë shenja të sëmundjes, që nuk mund të dallohen as me teknologjinë më të përparuar të momentit, atë me rreze X.

Metoda do t’u vinte në ndihmë duhanpirësve të rregullt por jo vetëm, të mund t’a parandalonin rrezikun e zhvillimit të tumoreve në mushkëri.

Kjo formë e kancerit është më e përhapura në të gjithë globin dhe çdo vit i merr jetën 1.56 milion njerëzve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)