29 Prill 2024

Suspendohet shefja e Dermatologjisë në QKUK

Prishtinë, 10 shtator - Shefja e Dermatologjisë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës, dr. Mybera Ferizi është shkarkuar nga vendi i saj i punës.

Suspendimi i saj nga QKUK-ja është bërë nga Komisioni disiplinor i QKUK-së për shkak të shkeljeve të shumta që ka bërë Ferizi në vendin e saj të punës. Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i Komisionit Disiplinor në QKUK, Ferat Sallahu, raporton KTV

Ai ka pohuar se arsyeja e suspendimit janë ankesat që kanë marrë për neglizhencë si të orarit të punës dhe sjellje jo të mira të doktoreshës. Sallahu ka thënë se Komisioni ka kohë deri në 6 muaj për t’i verifikuar ankesat e bëra. Ndërsa dermatologia ka refuzuar të flasë për rastin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)