02 Maj 2024

Strategjia e re e Kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë

Prishtinë, 25 prill - Pas analizimit të gjendjes në terren, bisedave dhe anketave me qytetarë, pacientë dhe punëtorë shëndetësorë, të enjten, më 24 prill, filloi punëtoria dyditore për hartimi e strategjisë zhvillimore të kujdesit parësor shëndetësor në gjithë territorin e Komunës së Prishtinës.
 
Ky dokument strategjik ka për qëllim të identifikojë nevojat reale të rrjetit institucional të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KSHP), duke përfshirë këtu: nevojat ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, analizimin i kapaciteteve profesionale dhe njerëzore, funksionalizimin të plotë të infrastrukturës fizike dhe përshtatjen së saj për nevoja reale të pacientëve dhe gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore, si dhe reformimin e kornizës juridike aktuale duke e standardizuar atë për gjithë rrjetin institucional të KPSH-së në Komunën e Prishtinës.

Përmes artikulimit të kërkesave të drejtpërdrejta të stafit shëndetësor, respektivisht menaxhmentit të gjerë të KPSH-së në Komunën e Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon që vendimmarrja të bëhet në pajtim e përputhje me kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe strukturës profesionale dhe menaxheriale të KPSH-së. Dokumenti i dalë nga kjo punëtori do të shërbejë si udhërrëfyes edhe për investimet kapitale në sektorin e KPSH-së.
 
Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që të rrisin transparencën dhe pjesëmarrjen e gjerë në vendimmarrje të të gjithë aktorëve relevant, në drejtim të realizimit të misionit të udhëheqjes së re në Komunën e Prishtinës: “Komuna e hapur për të gjithë”.

Me të përfunduar Draft Strategjia Zhvillimore e KPSH-së do të vihet në dispozicion të publikut të gjerë, me ç’rast do të organizohen edhe një sërë diskutimesh publike me qëllim të përfshirjes  të qytetarëve dhe të gjitha grupeve të interesit në vendimmarrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)