09 Maj 2024

Spitali privat brenda QKUK-së, krimi që po i bëhet shëndetësisë

Prishtinë, 7 qershor - Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë për media lidhur me aktin kriminal që ka të bëjë me ndërtimin e spitalit privat brenda hapësirës së QKUK-së. Ky krim i ka fillet në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në kohën kur kryesues ishte Ismet Beqiri e kryeshef Sami Hamiti.

Pasi miratohet në Kuvend Komunal të Prishtinës, kundërshtohet më 3 tetor 2007 nga kryeministri i asaj kohe Agim Çeku. Më pas, më 12 qershor 2008 edhe kryeministri Thaçi e quan të paligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, por çuditërisht, vendimi i tretë i Qeverisë vjen sërish nga Thaçi, duke kundërshtuar vendimin e vetë paraprak, duke e quajtur të ligjshëm vendimin e Kuvendin Komunal të Prishtinës, për ta kompletuar kështu binomin kriminal në mes të LDK-së dhe PDK-së.

Sekretari organizativ i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Molliqaj, tha se përgjatë kohës së gjatë të investimeve në atë pjesë, ka ndryshuar destinimi në kundërshtim me kontratën që i është dhënë fillimisht, dhe futet një biznesmen me të kaluar kriminale, me bashkëpunim jashtëzakonisht kriminale me forcat serbe në Kosovë, Ekrem Lluka, dhe bëhet pronar i kësaj kontrate. “Jo rastësisht, kjo çështje ngritet në nivele edhe më të larta për shkak të fuqisë së këtij biznesmeni, tek bashkëkrimineli për çështje ekonomike, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi”, tha Molliqaj. Ai shtoi se duhet menjëherë të ndalen të gjitha investimet dhe të gjitha punët paraprake për hapjen e spitalit të tillë në atë hapësirë, për shkak se në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë kompromis me askënd kur është në pyetje interesi i qytetarëve.

Mirsad Shkreta nga Komiteti për Shëndetësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha së në një vend ku shpenzimet publike për shëndetësi janë më pak se 2.6% të GDP-së; ku vdekshmëria e foshnjave është më e larta në Evropë, ku jetëgjatësia e qytetarëve është më e ulëta në Evropë; ku më së shumti është i prekur shëndeti publik; një qasje e tillë jo vetëm që nuk duhet të lejohet, por binomi i tillë kriminal mes Thaçit e Mustafës duhet me çdo kusht të del para drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar, bashkë me të gjithë akterët tjerë, matrapazë dhe sekserë, me apo pa mantel të bardhë, që asistojnë në këtë krim. “Ftojmë mjekët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të na bashkëngjiten rreth kësaj kauze të përbashkët kundër këtyre matrapazëve që duan të përfitojnë financiarisht në kurriz të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ua bënë të qartë investitorëve dhe atyre që po e shtyjnë këtë punë për interesa personale financiare, se përderisa VETËVENDOSJE! është në pushtet në Prishtinë, përderisa VETËVENDOSJE! është subjekt politik parlamentar, do ta kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj institucionale dhe jashtëinstitucionale një akt të tillë kriminal ndaj shëndetësisë publike dhe ndaj të drejtës së qytetarëve për shëndetësi publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)