27 Prill 2024

Spital privat brenda QKUK-së

Prishtinë, 3 shtator - Disa spitaleve ndërkombëtare që operojnë në Prishtinë, nuk u mjaftuan objektet e tyre në periferi të qytetit për t\'u marrë me pacientët.

Drejtuesit e tyre kishin vendosur që të ndërtojnë edhe spitale të tjera brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, aty ku fluksi i pacientëve është më i madh.

Ndonëse QKUK brenda objektit të saj ofron shërbimet e kardiologjisë në të cilat pacientët mund të gjejnë shërimin, kjo nuk i mjaftoi Fatmir Dalladakut, kirurg i cili vepron në Gjermani, që t’i nisë procedurat për ndërtimin e një spitali privat në këtë qendër.

Ai në vitin 2007 ka paraqitur një kërkesë në Komunën e Prishtinës për t’iu lejuar ndërtimi i Klinikës Kardiologjike në oborrin e QKUK-së.

Qeverisja e atëhershme e Kuvendit Komunal, e drejtuar nga LDK, ia dha lejen Dalladakut për ndërtimin e kësaj qendre.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)