24 Mars 2023

Sot, u shënua “Dita e Shëndetësisë” në Kryeqytet

Prishtinë, 21 qershor - Me rastin e shënimit të “Ditës së Shëndetësisë” së Kryeqytetit, Drejtoria e Shëndetësisë, organizoj sot,  një sërë aktivitetesh me qëllim të kthimit të memories institucionale dhe shoqërore, zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës.

Ndër aktivitetet e para, sipas agjendës, ishte Vizita në Shkollën e Mesme të Ulët "Meto Bajraktari", aktivitet ky i dedikuar për shkollaret të cilëve pas ndërprerjes dy vjeçare të vizitave sistematike shëndetësore, ju rikthyen vizitat për florizimin e dhëmbëve me ç’ rast u promovua rëndësia e shëndetit oral tek nxënësit, ku bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë z. Izet Sadiku, e pranishme në ngjarje ishte edhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati.

Aktivitet tjetër i organizuar nga Drejtoria e shëndetësisë në bashkëpunim me QKMF dhe QMU ishte dhe “Aktiviteti me Qytetarë” në qendër të Kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku para kalimtarëve u demonstruan shërbimet e ndryshme shëndetësore, si dhe mënyra të ndryshme të ruajtjes së shëndetit.

Shënimi i ditës së shëndetësisë, u përmbyll me aktivitetin “Manifestimi për Shëndetësi”, ngjarje kjo që përkujtoj dhe nderoj kontributin e mantel bardhëve të sistemit shëndetësor përgjatë viteve të 90-ta me ç’ rast Drejtori i Shëndetësisë, në një fjalë rasti  përshkroi kronologjinë e zhvillimit të shëndetësisë primare në Prishtinë para dhe pas luftës dhe gjatë periudhës se Covid– 19.

Kryetari Rama, ndau mirënjohje për kontribut dhënësit, ish- drejtorët e institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit si dhe në një fjalë rasti, i njoftoj pjesëmarrësit që gjatë kësaj jave, për herë të parë në Prishtinë, do të bëhet “Shpalosja e Planit të Fizibilitetit të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës” si pikënisje për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Kryeqytetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)