06 Maj 2024

Sot fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Prishtinës

Prishtinë, 9 mars - Duke filluar nga sot në shkollat e mesme dhe të ulëta të Komunës së Prishtinës do të fillojnë vizitat sistematike mjekësore për nxënësit e klasave të I – ra, V – ta dhe të IX – ta.

Gjatë këtij vitit është paraparë një model edhe më i sofistikuar me një spektër më të gjerë të këtyre vizitave. Të gjitha rezultatet do të mblidhen në mënyrë digjitale, falë donacionit nga qeveria e Çekisë.

Me datë 9 mars, vizitat do të fillojnë në këto shkolla: “Emin  Duraku”, “Hilmi Rakovica”, “Elena Gjika”, “Nazim Gafuri” , “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli” , “Meto Bjraktari” dhe “Pavarësia”.
 
Duke e ditur rëndësinë e këtyre vizitave për shëndetin e fëmijëve dhe parandalimin e shumë sëmundjeve eventuale, Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunim edhe nga prindërit në mënyrë që t’i parapërgatitin më herët fëmijët e tyre lidhur me këto vizita që janë në të mirën e shëndetit të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)