08 Maj 2024

Shtohen rastet e të prekurve me virusin MERS në Korenë e Jugut

Seul, 8 qershor - Numri i të diagnostikuarve me Sindromën Respiratore të Lindjes së Mesme (MERS) në Korenë e Jugut arriti në 87 të hënën, pas shtimit të 23 rasteve të reja, bëri të ditur Ministria koreanojugore e Shëndetësisë.

17 nga 23 të prekurit e rinj janë infektuar gjatë një periudhe kohe treditore nga pacienti i katërmbëdhjetë në Qendrën Shëndetsore \"Samsung\" në Seul.

Koreja e Jugut renditet tani e dyta për sa i përket numrit të të prekurve nga MERS-i, pas Arabisë Saudite, ku janë identifikuar më shumë se 1 000 veta të prekur nga kjo sindromë, që nga rasti i parë i njoftuar në vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)