08 Maj 2024

SHSKUK kërkon përkrahje nga pacientët për luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 3 nëntor - Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është i vendosur të luftojë dukuritë korruptive  në njësitë përbërëse, andaj  është e nevojshme dhe e  domosdoshme përkrahja e medieve dhe pacientëve që mjekohen në njësitë përbërëse të SHSKUK-së.

Pas kronikës televizive të transmetuar në njërën nga televizionet nacionale,  ku në fokus ishte Klinika Obstetrike Gjinekologjike,  menaxhmenti i SHSKUK-së, ka reaguar menjëherë.

Drejtori i SHSKUK-së, ka kërkuar nga Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike,  në mënyrë urgjente të ndërmarrë masa ndaj rastit në fjalë, duke u bazuar në ligjet në fuqi, po ashtu nga menaxherët e njësive tjera organizative të SHSKUK, ka kërkuara  veprime konkrete.

Është kërkuar të obligohet  stafi  të jetë shumë më i kujdesshëm  në raport me pacientët, sidomos gjatë komunikimit,  i cili  në video shihet se nuk është në nivelin e dëshiruar.

Shqetësues  për SHSKUK është edhe fakti se pacientet mes tjerash deklarojnë se kanë dhënë mito për të hyrë në operacion.  Menaxhmenti ka shpërndarë  një qarkore obliguese për të gjitha njësitë përbërëse,  duke obliguar  drejtorët  të përcjellin  direkt punën që bëhet në shërbimet  e institucionit me të cilin  menaxhojnë,  duke mos lejuar hapësirë për akte të tilla.

Në rastet  kur eventualisht mund të vërehen akte korruptive, reagimi  i drejtorëve  do  të jetë i menjëhershëm.

Po ashtu  menaxhementi i SHSKUK-së, përmes qarkores informative ka kërkuar  nga drejtorët e institucioneve shëndetësore të  bashkëpunojnë  me mediet dhe me gjithë opinionin  e gjerë publik, në rastet kur kërkohet të luftohen dukuritë negative.

Nëse vërehet se ka neglizhencë,  menaxhmenti do të jetë i detyruar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në rend të parë ndaj menaxherëve, por edhe vartësve të tyre.

\"Ftojmë pacientët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për ankesë direkte në Drejtorinë e SHSKUK-së,  apo në kutitë e ankesave, duke ju garantuar se ato  ankesa do të shqyrtohen me seriozitet.\"

\"Po ashtu, njoftojmë pacientët  se, së  shpejti në kuadër të SHSKUK, do të veproj zyra për të drejtat e pacientit, ku pacientët do të adresojnë ankesat e tyre\" thekson menagjmenti i SHSKUK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)