03 Maj 2024

Shqipëria e 5 në Evropë ku familjët paguajnë shumë për shendetin

Tiranë, 9 qershor - Banka Botërore në një raport të fundit veren se mbështetja e madhe tek financimet vetjake e ka bërë sistemin shëndetësor shqiptar një nga me të pabarabartet në Europë dhe Azi.

Sipas raportit, shqiptarët shpenzojnë në total rreth 750 milionë euro në vit për trajtim mjekësor. Por nga këto, vetëm 40 për qind paguhen nga Qeveria, ndërsa pjesen tjetër prej 60 për qind, e paguajnë vetë qytetaret nga xhepi i tyre.

Kjo shifer e vendos Shqipërinë vendin e 5-të në Europë dhe Azine Qendrore ku familjët paguajnë peshen me të madhe te kurimit nga buxhetet e tyre, pas Azerbajxhanit, Taxhikistanit, Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 17 për qind ose mbi 3 herë me e vogel.

Sipas Bankes Borëtore pasojat e këtij disbalancimi janë të shumta, pasi kur qytetaret detyrohen ta mbajnë vetë barren me të lartë të shpenzimeve për mjekim, sistemi shëndetësor bëhët i pabarabartë dhe favorizon tëpasurit, ndërkohë që kufizon aksesin e të varfërve në shërbimët shëndetësore baze kjo, pasi ata qe nuk kane te ardhura nuk mund ta paguajne sherbimin.

Për 17% te familjëve shqiptare shpenzimet për mjekim janë katastrofike, sepse e kalojnë 10 për qind te të ardhurave të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)