26 Mars 2023

Shpërthen koronavirusi, Kina izolon qytetin me 16 milionë banorë

Pekin, 1 shtator - Rreth 16 milionë njerëz në qytetin kinez të Chengdu do të jenë efektivisht nën izolim nga e enjtja, ndërsa autoritetet përpiqen për të frenuar një shpërthim të ri të Covid-19.


Kina është ekonomia e fundit e madhe e lidhur me një politikë zero-Covid, duke eliminuar shpërthimet e virusit me mbyllje të menjëhershme, testime masive dhe karantina të gjata.

Chengdu, në jugperëndim, është bërë i fundit që ka njoftuar një mbyllje, duke thënë në një njoftim zyrtar se banorët duhet të “qëndrojnë në shtëpi në parim” nga ora 6 pasdite e së enjtes për të luftuar një valë të re infeksionesh.

Çdo familje do të lejohet të dërgojë një person për të blerë sende ushqimore dhe mallra thelbësore në ditë, me kusht që ata të kenë rezultuar negativ në 24 orët e mëparshme, thuhet në njoftim.

Të gjithë banorët do të testohen për virusin midis të enjtes dhe të dielës dhe i është kërkuar të mos largohen nga qyteti nëse nuk është “absolutisht e nevojshme”.

“Gjendja aktuale e epidemisë është anormale, komplekse dhe e zymtë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se masat synojnë “të ndalojnë me vendosmëri përhapjen e shpërthimit dhe të garantojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve”.

Chengdu regjistroi 157 infeksione të reja lokale të enjten, nga të cilat 51 nuk shfaqën simptoma, tha qeveria e qytetit në një njoftim të veçantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)