02 Maj 2024

Shpallet konkursi për Drejtor te Klinikave dhe Instituteve

Prishtinë, 26 nëntor - Bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212  dhe në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 si dhe në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shpall konkursin për Drejtor të Klinikave dhe Instituteve/Shërbimeve të QKUK-së.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 10.12.2013, konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar të cilët duhet të kenë arsimim universitar, krahas kualifikimit specialistik.

Drejtorët e Klinikave dhe Instituteve/Shërbimeve zgjidhen nga radhët e specialistëve të lëmive përkatëse me thirrje akademike të profesorit, ose në mungesë të profesorit, thirrje të doktorit të shkencave ose përgatitje të lartë profesionale , si dhe duhet të jenë të punësuar në orar të plotë të punës në këto institucione (neni 21 pika 4 e Ligjit për Shëndetësi nr. 04/L-125).
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)