05 Maj 2024

Shkencëtarët japonezë përpunojnë metodë për diagnostikim të kancerit

Tokio, 19 gusht - Vlera e projektit arrin 57 milionë euro dhe do të kontribuojë për zbulimin e kancerit në gji, eshtra, abdomen, mushkëri, mëlqi, pankreas, zorë të trashë,  tëmth, vezore, prostatë dhe fshikëz.

Metoda do të mund të ndihmojë edhe për zbulim të hershëm  të sëmundjeve degjeneruese, siç është sëmundja e Alchajmerit

Bëhet fjalë për analizë të acidit mikroribonukleine (mikroRNK) rritja e të cilës supozohet  se është shenjë për zhvillim të kancerit.

Disa ekipe hulumtuese në Evropë dhe SHBA, gjithashtu, interesohen  për rolin e mikroRNK në lloje të ndryshme të kancerit, por shkencëtarët japonezëkonsiderojnë se mund të arrijnë më larg në hulumtimet e tyre.

Në këtë projekt do të marrin pjesë 65.000 pacientë, të cilët do të zgjidhen nga Qendra nacionale japoneze për kancer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)