28 Prill 2024

Shënohet nesër Java Botërore e Imunizimit

Prishtinë, 24 prill - Zyra e UNICEF-it dhe OBSH-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të shënojnë Javën Botërore të  Imunizimit në Kosovë nga 21 - 27 Prill.

Kjo javë si iniciativë regjionale këtë vit do të shënohet edhe në nivel global, me qëllim të ngritjes së njohurive për dobitë e imunizimit.

Motoja e këtij viti: ‘Mbroni botën tuaj - Vaksinohuni”, fokusohet në domosdoshmërinë që të ngrihet vetëdija e politikë-bërësve, punëtorëve shëndetësor, prindërve dhe e kujdestarëve, po ashtu edhe e gjithë popullsisë për rëndësinë e imunizimit për të mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit dhe theksuar rolin kyç të profesionistëve shëndetësor në ndërtimin e praktikave të mira.

Për të shënuar këtë vit Javën Botërore të Imunizimit, nesër do të organizohet vizita në Shërbimin e Imunizimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Ferid Agani, përfaqësuesit e zyrës së UNICEF-it, OBSh-së, IKSHPK, përfaqësues të Komunës dhe Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë dhe akterë të tjerë të sektorit të shëndetësisë do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mundësoj po ashtu emetimin e video-klipit informativ përmes financimit nga Qeveria e Austrisë.

Gjeni në atachment ftesën për shënimin e Javës Botërore të Imunizimit, agjendën e vizitës së nesërme në QKMF në Prishtinë si dhe komunikatën në gjuhën shqipe dhe anglez

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)