08 Maj 2024

Shënohet dita botërore e shëndetit oral

Prishtinë, 20 mars — Rreth 160 nxënësë të klasave të para të shkollës fillore “Faik Konica” të enjten kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra për Stomatologji Preventive (QSP), duke shënuar Ditën botërore të shëndetit oral.

Ligjërata e mbajtur nga Msc. Besa Begu higjieniste dentale njëkohësisht themeluese e QSP-së u fokusua në  shëndetin oral si aspekt  i rëndësishëm i mirëqënies, të ushqyerit, të folurit, të qeshurit dhe të kënduarit të fëmijëve.

Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral QSP-ja e festoi me grupmoshat e fëmijëve të cilët ndodhen në fazën ku dhëmbet e përkohshëm zëvendësohen me dhëmbet e përhershëm.

Begu i mësoi fëmijët për mënyrën e saktë të pastrimit të dhëmbëve dhe u dhuroi atyre brusha  Colgate dhe pastë dhëmbësh të brendit Colodent të ofruar nga kompania  Colgate Auloni.

“Ky aktivitet që po e realizojmë sot ka për qëllim promovimin e shëndetit oral si dhe ngritjen e vetëdijësimit rreth kariesit, ushqimit dhe masave parandaluese të sëmundjeve orale”, tha Besa Begu duke iu demonstruar sesi duhet pastruar dhëmbët.

Dita e shëndetit oral, sipas Begut, festohet pikërisht për të përkujtuar rëndësinë e shëndetit oral dhe për ndikimin që e ka në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Higjienistja dentale

Begu shtoi se Republika e Kosovës ndodhet në një gjendje alarmante sa i përket sëndetit oral ku sipas disa studimeve ka një prevalencë të kariesit tek rreth 90 për qind të fëmijëve. “Gjithashtu kemi indekse të tjera të rëndësishme të cilat identifikojnë se mesatarisht çdo fëmijë i moshës 12 vjeçare i ka rreth pesë dhembë të prishur, të mbushur apo të humbur.

Këto shifra sipas saj tregojnë se në Republikën e Kosovës mungon një sistem i mirëfilltë i promovimit të shëndetit oral. QSP do ti vazhdoj aktivitetet promovuese jo vetëm në shkolla por edhe në institucionet tjera me qëllim të përmirësimit të shëndetit oral në vendin tonë.

Qendra për Stomatologji Preventive është themeluar nga Msc.Besa Begu, specialiste e shëndetit oral, dhe në bashkëpunim me Federatën Botërore Dentare, e cila për herë të parë e pranon Republikën e Kosovës si një ndër shtetet që në nivel global e shënon Ditën botërore të shëndetit oral.
 
Rreth 90 për qind e popullatës botërore vuan nga sëmundjet orale; vetëm 60 për qind nga popullata botërore e gezon të drejtën për qasje në shëndet oral; 60-90% nga fëmijët shkollor në botë vuajnë nga kariesi dental; kanceri oral është një ndër tetë kancerët më të zakonshëm në botë dhe e ka koston më të lartë për tu trajtuar; dhembja e dhëmbit është shkaktari numër një i mungesës në shkollë tek fëmijet; konsumimi i lartë i sheqerit është faktori numër një i shkaktimit të kariesit si dhe i sëmundjes se diabetit; shëndeti oral ka gjithashtu një ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm dhe në çështje të tjera si vetëbesimi, probleme me ndërveprimet sociale dhe pengon ne funksione të rëndësishme siç është e folura; kujdesi ndaj shëndetit oral është individual dhe ky realizohet përmes parandalimit, veçanërisht pastrimit të dhëmbëve si dhe përmes ekzaminimeve periodike tek stomatologu;

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)