28 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore e Kancerit

Prishtinë, 4 shkurt - Meqënse, 4 shkurti është Dita Botërore e Kancerit, dhe kjo ditë shënohet në gjithë botën me aktivitete të ndryshme, ashtu edhe Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK në bashkëpunim me Unionin Global për Kontroll të Kancerit-UICC dhe Task Forcën Mesdhetare për Kontroll të Kancerit - MTCC do të shënoj këtë ditë të rëndësishme.

Edhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim dhe koordinim me Bordin Kombëtar për Kontrollin e Kancerit të Kosovës do të publikoj qëndrimin e OBSh-së mbi skriningun e kancerit të gjirit me mamografi.

Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK, do të shënoj Ditën Botërore të Kancerit-4 Shkurtin, me disa aktivitete të përgatitura enkas për këtë ditë të rëndësishme.

TKKK si organizatë jofitimprurëse është anëtare e Task Forcës Mediterane për Kontroll të Kancerit-MTCC; e Unionit Internacional për Kontroll të Kancerit-UICC dhe Associacionit Evropian për Kancer të Cerviksit-ECCA.

TKKK së bashku me MTCC ka dizajnuar dy fletpalosje ne gjuhën angleze, të cilat janë përkthyer në të gjitha gjuhët e vendeve Mesdhetare duke përfshirë edhe gjuhën shqipe me moton: “Jetën tënde e ke ti në dorë” dhe “Ushqimi dhe kanceri”; me qëllim të vetëdijësimit të popullatës se si duhet parandaluar kanceri, cilët janë faktorët e rrezikut për tipet më të shpeshta të kancerit dhe si duhet të ushqehemi për ta parandaluar këtë sëmundje të rëndë.

\"Meqë, konsiderojmë shumë të rëndësishme që këto fletpalosje të arrijnë në duar të popullatës për tu njohur me detajet e përmendura më lartë, në mënyrë që të ulet incidenca dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje e cila ka marrë përmasa të gjëra; kemi paraparë që ato të shpërndahen gjatë 4 Shkurtit, Ditës Botërore të Kancerit.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)