02 Maj 2024

Shënohet dita botërore e Hepatit B dhe C

Prishtinë, 27 korrik - Me moton, “Është më afër se që mendon”, Në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse të QKUK-së, është shënuar dita botërore e Hepatitit B dhe C, aktivitet ky që shënohet  për herë të parë në Kosovë.
 
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  Dr. Ferid Agani, tha se  Hepatiti është sëmundje e cila vazhdon të paraqes  problem për shëndetësinë publike, përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të ekspertëve shëndetësorë të Klinikës Infektive dhe atyre të spitaleve rajonale.

“Në vitet e fundit po paraqiten edhe lloje të reja të sëmundjeve të hepatitit dhe po e vështirësojnë  edhe më shumë situatën. Më vjen mirë që organizata e infektologëve e ka ngritur këtë çështje për vetëdijesim të qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë e mbështetë propozimin e Shoqatës së infektologëve për formimin e një strategjie kombëtare në luftë kundër kësaj sëmundje” tha Ministri Agani.
 
Në  anën tjetër Dr. Skënder Syla, Drejtor i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kosovë, shpjegoi se nga statistikat e OBSH-së, thuhet se 2 miliardë njerëz në botë janë të infektuar nga hepatiti B dhe rreth 150 milionë me hapatit C.

“Kjo ditë duhet të na ofrojë një mundësi për t’u përqendruar në veprime konkrete si janë  fuqizimi i  parandalimit dhe testimit dhe kontrollimi i hepatitit viral, rritja e mbulueshmërisë së vaksinimit kundër  hepatit B” potencoi dr.Syla.

Sipas tij, OBSH, për këtë vit është përqendruar në parandalimin e  hepatitit C, tek përdoruesit e drogave dhe të infektuarit me virusin  HIV AIDS, pra për vetëdijesim të qytetarëve, ku sipas të dhënave të OBSH –së, rreth 9 milionë njerëz në botë janë të infektuar me hepatit C.

Dr. Shemsedin  Dreshaj, Drejtor i Klinikës Infektive, theksoi se kjo sëmundje në nivelin botëror paraqet nivelin e tretë e cila shkakton vdekjen. “ Kosova sipas analizave nuk ka numër të madh të rasteve, mirëpo janë në rritje e sipër”, përfundoi dr. Dreshaj.
 
Me  këtë rast u bë thirrje që mos të injorohet  hepatiti sepse është sëmundje me forcë vdekjeprurëse që prekë, një në dymbëdhjetë njerëz në të gjithë botën, por shumë rrallë shfaq shenja të dukshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)