01 Maj 2024

Shënohen mbi 300 raste të pickimit nga rriçrat në Klinë

Klinë, 5 qershor - Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ” Nënë Tereza” të Klinës, janë trajtuar më shumë se 300 raste të pickimit nga rriçrat, ndersa dy prej tyre, dyshohet të jenë prekur nga ethet hemoragjike, thotë Dr Haxhi Ibishi, infektolog.

Ibishi thotë se zgjidhja adekuate për mbrojtjen e qytetarëve  nga rriçrat, mbetet vaksina.

Komuna e Klinës, edhe përkundër numrit të madh të të pickuarve nga rriçrat nuk është paraparë të përfshihët në dezinsektimin e terenit në projekt nacional, gje të cilën e konfirmon Ali Ahmetgjekaj drejtor i QKMF-në Klinë.

  Qytetarët fajesojnë autoritetet përkatese, të cilat sipas tyre nuk po marrin masat adekuate për mbrojtjën e qytetarëve nga rriçrat.
Klina është zonë endemike qe çdo vit përballët me rriçra, ndërsa pas luftës ka rezultuar me dy të vdekur.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)