04 Maj 2024

Shëndetësia vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të barnave

Mitrovicë, 26 qershor - Në takimin e katërt me radhë të dëgjimit buxhetor për planifikimin e buxhetit për vitin 2015-17, drejtues të institucioneve shëndetësore dhe nga fusha sociale,  kërkuan që  të  ketë furnizim të rregullt me barna nga lista esenciale, investim në ndërtimin e hapësirave të nevojshme, meremetimi të  objekteve shëndetësore, pajisje me aparatura të reja mjekësore dhe shtimin e stafit mjekësor.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i  komunës, Agim  Bahtiri.

 Hivzi Sylejmani, drejtor  i QKMF-së tha se kjo qendër trajton numër të madh të pacientëve nga rajoni i Mitrovicës.

Ai tha se QKMF  në vazhdimësi  përballet me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave. Sipas tij. QKMF ka mungesë të barnave,  aparatura dhe inventari është tejet i vjetruara.

Sylejmani theksoi se Drejtoria e Ekonomisë  dhe Financave në të ardhmen duhet ta ketë parasysh  që të planifikohet për të investuar më shumë në sektorin shëndetësor.

“Qëllimi jonë kryesor është që pacientëve  tanë tu ofrojmë shërbime sa më të mira shëndetësor. Kjo nuk mund të arrihet me mungesë të barnave, me pajisje të vjetruara etj. Për këtë duhet që të investohet më shumë në shëndetësi”, tha ai.

Sami Kurti, mjek në QKMF theksoi  domosdoshmërinë për të ofruar shërbime më të mira në sektorin e shëndetësisë dhe të ndahet një buxhet më i madh nga komuna.  Ai tha se është e rëndësishme të kihet parasysh shtimi i stafit punonjës, pasi sipas tij, ka mungesë të theksuar të mjekëve.

“Është tejet e nevojshme  që sektorit tonë t`i kushtohet më tepër kujdes, pasi  kemi të bëjmë direkt më personin e sëmurë”, tha ai.

Edhe përfaqësuarit e Qendrave  Mjekësorë si në Iliridë, Shupkovc, Bare, Tunel,  theksuan se  përballen me mungesë të ujit të pastër, mungesë të pajisjeve mjekësorë, dhe më inventarë të stërvjetruar.

 Ndërsa, Miran Salihu, drejtor  Qendrës për Punë Sociale theksoi  se edhe kjo qendër ka vështirësi,  pasi për çdo ditë përballet me shtresën më të varfër të shoqërisë. Ai tha se edhe në këtë qendër duhet të planifikohet një buxhet më i madh, për realizmin e objektivave.

Agim Bahtiri, kryetar i komunës, tha se tashmë është i njoftuar me të gjitha sfidat dhe vështirësitë që i hasin mjekët në komunën e Mitrovicës. Ai  tha se  është duke bërë përpjekje maksimale që gjendjen në këtë sektor ta ndryshoi.

Drejtori I Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Qazim Ferizi tha se është e rëndësishme që janë shprehur  emergjente në sektorin  shëndetësor,prandaj mbetet që të punohet në drejtim të përmbushjes së këtyre  mungesave.

Edhe Mensur Beqiri, drejtor i Mirëqenies Sociale theksoi se  buxheti  në të ardhmen do të fokusohet në ato fusha që deri tash nuk është investuar sa duhet.

Në fund, Drejtori I Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Nysret Maxhera tha se të gjitha  kërkesat  do të kihen parasysh dhe se do të jenë pjesë e planifikimit të buxhetit  për vitet 2015-2017.

Ai theksoi se   fillimisht buxheti do të fokusohet në fushat më prioriatre, në mënyrë që  ofrimi i shërbimeve shëndetësore të jetë më i mirë për qytetarët e Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)