03 Maj 2024

SHBA vazhdon pёrkrahjen për shëndetësinë e Kosovёs

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi takime ne State Departament ku u prit nga, Thomas Yazdgerdi, drejtor pёr Evropёn Jug-Qendrore nё State Departament.

Gjatë takimit, Yazdgerdi u interesua pёr situatёn aktuale politike në Kosovë me theks tё veçantё pёr themelimin e gjykatёs speciale nё Kosovё, pastaj rreth investimeve tё huaja nё Kosovё nё sektorine shёndetёsisё  dhe  shprehu gatishmёrinë e SHBA-ve pёr tё pёrkrahur Kosovёn nё anëtarёsimin nё organizatat regjionale dhe ndёrkombëtare shёndetёsore

Nё njё takim miqёsor, Ministri Rrahmani e njoftoj Yazdgerdi pёr situatёn politike nё vend me fokus rreth zhvillimeve nё sektorin e shёndetёsisë.

Yazdgredi dhe Ministri Rrahmani u dakorduan qё veprimet pёr anëtarësimin e Kosovёs nё organizatat ndёrkombёtare tё bёhen nё koordinim tё plotё nё mes dy vendeve mike.

Ministri Rrahmani u takua edhe me Znj. Maria Germano, zёvendёs- drejtoreshё pёr politika dhe koordinim regjional me organizatat ndёrkombёtare, znj.Ann Blackwood kёshilltare e lartё shёndetёsore nё Zyrёn e Organizatave Ndёrkombёtare dhe znj. Alicia Romano pёr Punё tё Jashtme nё State Department, takime këto gjatë të cilave u bisedua pёr bashkёpunimin dhe pёrkrahjen e organizatave ndёkombёtare nё Kosovё.

Ministri Rrahmani i njoftoi bashkёbiseduesit pёr pёrkrahjen qё i japin Ministrisё sё Shёndetёsisё organizatat ndёrkombёtare si OBSH-ja, UNFPA-ja, UNICEF-i, Fondi Global, UNDP-je  dhe bashkёpunimin e mirё qё ka Kosova mё kёto organizata.

Zyrtarё e Departamentit të Shtetit e shprehёn gatishmёrine  e tyre qё tё vazhdojnë pёrkrahjen e Kosovёs  pёr tё marrё pjesё nё takimet e kёtyre organizatave deri nё anëtarёsimin e plotё nё to.

Ministri Rrahmani u takua edhe me z. Mitch Wolfe,z. Peter Schmeissner, Essher Krofah dhe znj. Sarika Kasaraneni nga Departamenti pёr Shёrbime Shёndetёsore dhe Njёrzore.

Nё kёtё takim zyrtarёt nga ky departament e njoftuan Ministrin Rrahmani pёr reformёn shёndetёsore nё SHBA, me theks tё veçantë pёr sigurimet shёndetёsore nё kёtё sektor.

Ministri Rrahmani i njoftoj bashkёbiseduesit pёr reformёn shёndetёsore nё Kosovё dhe përgatitjet qё po bёn MSh pёr fillimin e mbledhjes sё premiumeve pёr Fondin e Sigurimeve Shёndetёsore.

Nё fund tё takimit,  bashkёbiseduesit janë pajtuar pёr vazhdimit e shkёmbimit tё pёrvoajave sidomos nё fushёn e sigurimeve shёndetёsore, ku Kosova ende nuk ka pёrvojë tё duhur dhe ёshtё nё fillim tё procesit tё fillimit tё krijimit tё Fondit pёr Sigurime Shёndetёsore.

Ministri Rrahmani ka përfunduar sot vizitën në SHBA dhe gjatë qëndrimit në Uashington, me ftesë tё Bankës Botërore, ai ka marrë pjesë edhe në Samitin: \"Measurement and Accountability for Results in Health\", i cili u mbajt  nga 9  deri më 11 qershor ne Uashington DC.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)