07 Maj 2024

SHBA: Përqindja e abortit në rënie

Washington, 4 shkurt - Sipas një studimi të ri, përqindja e abortit në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët që kur u legalizua kjo procedurë në gjithë vendin, para katër dekadash.
        
Instituti Guttmacher, një grup kërkimor në Nju Jork thotë se në vitin 2011, viti i fundit për të cilin janë mbledhur statistikat për abortet, janë bërë më pak se 17 aborte për çdo 1 mijë gra. Numri i përgjithshëm i aborteve për atë vit ishte 1.1 milionë.
        
Shifra e vitit 2011 ishte 13 për qind më e ulët sesa në vitin 2008, por pak më e lartë sesa në vitin 1973, viti kur Gjykata e Lartë legalizoi abortin.
        
Një nga drejtueset e Institutit i tha Zërit të Amerikës se metoda më të mira të planifikimit familjar, ka kontribuar në uljen e përqindjes së abortit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)