29 Mars 2024

SHBA miratojnë vaksinën Pfizer/BioNTech për imunizimin e 12-15 vjeçarëve

Washington, 11 maj - Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (ShBA) kanë miratuar vaksinën Pfizer për përdorim edhe tek moshat e reja, konkretisht nga 12 deri në 15 vjeç.

Administrata për Ushqiminin dhe Ilaçet (FDA) tha se ky ishte një hap domethënës në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Komisioneri i FDA, doktor Janet Woodcock shtoi se lëvizja ka për qëllim të na sjellë ne, afër rikthimit në normalitet dhe përfundimit të pandemisë.

Deri tani, rreth 260 milionë doza janë dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kërkesa ka ardhur duke u ulur.

“Prindërit dhe kujdestarët mund të rrinë të qetë, pasi agjencia rishqyrtoi në tërësi dhe me rigorozitet të gjitha të dhënat e mundshme, ashtu siç ne kemi bërë me të gjitha autorizimet për përdorim emergjent të vaksinave Covid-19”- tha në deklaratë Woodcock.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)