03 Maj 2024

SHBA dhuron 1.2 milionë euro për QKUK

Prishtinë, 2 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dhënë 1.2 milionë euro për rinovimin e Klinikës Infektive, Neurokirurgjisë si dhe Kirurgjinë Vaskulare.

Ministri Agani dhe Zëvendës-ambasadori amerikan, Micheal Murphy, inspektuan punimet në QKUK.

Zëvendës-ambasadori Murphy tha se është privilegj për shtetin e tij që të ndihmojë shëndetësinë kosovare me investime si ky, që kap vlerën prej mbi 1.2 milionë dollarëve, falë gatishmërisë dhe partneritetit të Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

“Investimet këtu tregojnë se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës ka shumë faqe”, ka thënë mes tjera zëvendës ambasadori amerikanë në Prishtinë, Michael Murphy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)