03 Maj 2024

Rritet numri i pacientëve nga temperaturat e larta

Prishtinë, 28 korrik - Ngritja e temperaturave, ditëve të fundit të vendin tonë ka shkaktuar probleme shëndetësore për personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike personat e moshuar dhe fëmijët.

Doktor Avdush Bajgora tha për Radio Kosovën se numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është rritur, ndërsa pas paralajmërimeve të meteorologëve se temperaturat do të rriten ende më shumë, ata presin një fluks akoma më të madh të tyre.

”Si pasojë e ngritjes se temperaturave ekstreme e që pritet të jenë edhe më të larta ditëve të ardhshme. Numri i rasteve është shtuar, zakonisht janë të atakuar personat e moshuar, personat të cilët kanë probleme me sistemin kardio-vaskulare. Po ashtu personat të cilët janë të sëmur prej sëmundjeve të ndryshme të mëlçisë dhe të atakuar gjithashtu janë edhe fëmijët”, theksi ai.

E qytetarët përpiqen që të gjejnë forma për t’i shmangur të nxehtit. “Valla po, po na mundojnë se tash edhe ramazan edhe nxehte shume”, thekson një qytetar.

“Jo.jo... nuk është ty na pengu jo. Ndoshta ma vonë na pengon por njëherë përnjëherë jo jo”, tha tjetri.

Ndër kategoritë e rrezikuara nga të nxehtit janë edhe punëtorët e ndërtimtarisë të cilët janë të detyruar të punojnë edhe gjatë orëve kur temperaturat janë maksimal. Dr Bajgora, i këshillon ata që të marrim masat mbrojtëse, veshjen e uniformave përkatëse dhe kapelave.

Ndërkohë që apelon te të gjithë qytetarët e sidomos te kategoritë më të rrezikuara që të qëndrojnë brenda gjatë në orët e mesditës dhe të përdorin sa më shumë lëngje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)