03 Maj 2024

RrGGK reagon ndaj keqtrajtimit nga mjekët, të gazetares Gajtani

Prishtinë, 10 qershor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për keqtrajtimin e rëndë që është bërë ndaj gazetares së \"Kohes Ditore\" Salie Gajtani, nga ana e stafit mjekësor të Klinikes Gjinekologjike të QKUK-së, ku ajo kishte shkuar për të lindur fëmijën e tretë.

Ky grup \"mjekësh dhe infermierësh\" duke mos e kryer punën e tyre sipas kontratës dhe betimit të Hipokratit, e kanë sjellë buzë vdekjes gazetaren Gajtani dhe i kanë shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore jane shprehur ato.

\"Ne konsiderojmë se sjellja joprofesionale e stafit të kësaj Klinike, ndaj gazetares Gajtani, përben një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe një vepër të rëndë penale. Njëkohësisht shprehim indinjatë të thellë për mosreagimin nga ana e institucioneve të shtetit, të cilave gazetarja Gajtani iu ka drejtuar një letër të hapur, duke i njoftuar për krejt atë çfarë kishte ndodhur në Kliniken Gjinekologjike.

Kurse, gazetaren Salie Gajtani e inkurajojmë për guximin dhe vullnetin që të denoncojë publikisht këtë rast të rëndë.

Ajo ka përkrahjen dhe mbështetjen e plotë të të gjitha grave intelektuale të shoqërisë civile të Kosovës deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe dënimin e atyre që gati e privuan nga e drejta elementare për jetë.

Shpresojmë që kjo do të ndikojë në vetëdijësimin e drejtuesve të insitucioneve në marrjen e masave për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë Klinikë, si dhe në gjithë QKUK-në\"- shkruhet ne reagimin e RrGGK-se.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)