02 Maj 2024

Rrëfimi i pacientit që hoqi nga koka tumorin 5 kg

Prishtinë, 31 korrik - Pacienti  N. Elshani, i operuar me tumor të trurit  rreth 5 kg, që  kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës,  në konferencën e sotme për media ka falënderuar stafin mjekësor  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që pas  operacionit i cili zgjati mbi 10 orë, arritën t’ia shpëtojnë jetën.

“Kam qenë edhe në Shkup, Tiranë e Beograd, por nuk kam gjetur shërimin, kam shpenzuar mbi 30 mijë euro, tash kam ardhur në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe  falënderoj mjekët  për operacionin kryer”, u shpreh  i emocionuar pacienti Elshani.

Duke shpjeguar rrugëtimin e tij në kërkim të “ilaçit”,  Elshani shpjegoi  se kishte shkuar  për shërim jashtë vendi, me shpresën se do të kishte më të lehtë shërimin, por përkundër faktit se kishte shpenzuar mbi 30mijë euro, nuk ishte shëruar .

Ai  u bëri thirrje të gjithë pacientëve  që kanë nevojë për mjekim të kërkojnë ndihmë mjekësore  në QKUK dhe mos të bredhin në Klinikat jashtë vendi duke shpenzuar  para të shumta

Prof.dr. Arsim Morina, Drejtor i  Klinikës së Neurokirurgjisë, shpjegoi se pacienti në fjalë ka 6 vjet që ishte diagnostifikuar me tumor në tru.

“Pacienti ishte operuar në Shkup, Tiranë e Beograd, por nuk i ishte gjetur zgjidhje, pastaj ishte drejtuar tek ne, nuk ishte humane që ne mos ta operojmë, ne vendosëm ta bëjmë këtë, edhe pse rrezikshmëria ishte e lartë”, sqaroi dr. Morina.

Sipas tij, pacienti  pas operacionit ka gjendje më të mirë shëndetësore dhe  në fund të javës pritet të lirohet në shtëpi, përderisa  pas rezultatit të analizës histopatologjike, pritet të vazhdojë trajtimet e mëtejme  me kimioterapi dhe radioterapi.

Në  anën tjetër, Dr. Agim Berisha, specialist i kirurgjisë plastike, i cili ishte pjesë e ekipit operator, kërkoi nga të gjithë pacientët kosovarë,  të lajmërohen me kohë tek mjekët e QKUK-së, e mos të bredhin për kërkim të mjekimit jashtë vendi, meqë mund të humbasin në kohë dhe ta vështirësojnë  shërimin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)