27 Prill 2024

Rrahmani vizitoi fëmijët e operuar nga mjekët australian

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani vizitoi sot Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht disa prej fëmijëve të operuar këtyre ditëve nga ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesorit Paddy Dewan.

Gjatë qëndrimit aty, Ministri Rrahmani nga profesori Paddy Dewan dhe ekipi i mjekëve të Kirurgjisë së fëmijëve, u njoh me punën e bërë së bashku këtyre ditëve në këtë klinikë, me ç’rast deri tash, 15 fëmijë me anomali të lindura komplekse, u janë nënshtruar me sukses ndërhyrjeve kirurgjike, derisa disa raste të tjera do të trajtohen gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim.

Ministri Rrahmani falënderoi ekipin australian të mjekëve për këtë kontribut të drejtpërdrejt për trajtimin e këtyre rasteve që nuk trajtohen as në rajon dhe shprehu bindjen se përveç përfitimit të pacientëve, nga ky projekt, kanë përfituar edhe ekipi i Kirurgjisë së fëmijëve në QKUK.

“Vlera e këtij kontributi të mjekëve australian, nuk mund të matet në vlerë monetare, pasi që ajo ka rëndësi shumë të madhe edhe në aspektin e bashkëpunimit, eksperiencës, përkrahjes edhe të diasporës shqiptare në Australi…”, tha Ministri Rrahmani.

Profesori Paddy Dewan tha se pjesa më e mirë e projektit është gatishmëria e stafit vendor kosovar për të punuar në këtë projekt që për qëllim ka t’u ndihmohet fëmijëve kosovarë.

Ai tha se Kosova ka perspektivë të mirë fushën e kirurgjisë së fëmijëve dhe se ndërhyrjet operative që këtyre ditëve po kryhen në këtë klinikë kanë natyrë komplekse.

Profesori Dewan tha se ai dhe ekipi i tij do të vijnë edhe herë të tjera në Kosovë me ftesë të Ministrit dhe se ajo çfarë u duhet kirurgëve të fëmijëve që ta kryejnë punën e tyre, theksoi ai, është të kenë dorë të mirë, mendje të mprehtë, instrumente të thjeshta dhe komplekse dhe përkushtim për punë.

Kurse, drejtori i Kirurgjisë së fëmijëve dr. Nexhmi Hyseni tha se gjatë punës së tyre, kirurgët e fëmijëve kanë identifikuar rastet më të komplikuara dhe kanë bërë një listë të tyre, të cilat pastaj, janë trajtuar dhe po trajtohen me ekipin e mjekëve australianë.

Ky ekip është prej datës 4 maj në SHSKUK dhe deri në përfundim të qëndrimit të tyre, javën tjetër, parashihet që të kryhen ndërhyrje në 29 fëmijë me anomali të rënda të traktit urinar dhe anomalive anorektale.

Gjatë vizitës së Ministrit në QKUK, u tha se 15 fëmijët e operuar deri tani, kanë gjendje stabile shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)