29 Prill 2024

Rrahmani në Malishevë për masat parandaluese kundër etheve hemorragjike

Malishevë, 12 shkurt - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani dhe bashkëpunëtorë të tjerë vizituan sot Komunën e Malishevës, ku u takuan me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

Në këtë takim është biseduar për masat parandaluese kundër etheve hemorragjike, përkatësisht zbatimit të Planit operacional për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje, duke qenë që komuna e Malishevës është ka qenë një prej komunave më të prekura nga rastet e pickimit të rriqrave dhe rastet e Etheve Hemorragjike.

Në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi i mirë ndërinstitucional gjatë vitit që shkoi në parandalimin e rasteve të EHKK që ka rezultuar edhe me një ngritje të përgjithshme të vetëdijesimit për mbrojtje nga EHKK, masa të shtuara që për rezultat final kanë pasur parandalimin e rasteve të vdekjeve.

Autoritetet qendrore dhe ato lokale të Malishevës kanë vlerësuar se aktivitete të koordinuara duhet të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me qëllim të mbrojtjes sa më të mirë të popullatës nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo dhe sëmundjet e tjera ngjitëse.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)