28 Prill 2024

Rrahmani dhe O’Connell bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Connell të cilin e njoftoi me zhvillimet aktuale në sektorin shëndetësor, projektet dhe sfidat  në këtë  sektor.

Ministri Rrahmani tha se sfida kryesore mbeten implementimi i sigurimeve shëndetësore, për të cilat po bënë përgatitje në nivele të ndryshme, implementimi i Sistemit të integruar të Informimit Shëndetësor, rritja e transparencës në këtë sektor dhe bashkëpunimi me shtetet kontributore, të cilat po japin mbështetjen e tyre përmes projekteve të përbashkëta në shëndetësi. 

Si shtyllë të rëndësishme të reformës Ministri Rrahmani e theksoi edhe krijimin e pesë Odave të Profesionistëve shëndetësor dhe funksionalizimin e tyre , duke theksuar vendosmërinë e Ministrisë për fuqizimin e tyre dhe bartjen e përgjegjësive që do t’i ushtrojnë odat, sipas Ligjit.

Në këtë takim, Ministri përmendi edhe akreditimin nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe të Programit të Specializimit të Mjekësisë Familjare të Kosovës si një sukses të madh, si dhe theksoi sfidat e shumta që i ka sektori qoftë në punësimin e mjekëve specialistë, buxhetin jo të mjaftueshëm, pamundësinë e mbulimit të plotë me barna  dhe perceptimin për shëndetësinë.

Në këtë takim, si Ministri Rrahmani ashtu edhe Ambasadori O’ Connell ishin të mendimit që duhet të zhvillohet një koordinim edhe më i mirë midis institucioneve qeveritare dhe agjensioneve të ndryshme, në mënyrë që një sektor të mos i krijojë probleme tjetrit, por ta ndihmojë ata në adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve të ndryshme, ndërkohë që Ambasadori nga ana e tij, shprehu përkushtimin, që të mbështes Ministrin në marrjen e vendimeve të rëndësishme që do ta ndihmojnë progresin dhe reformën në sektorin shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)